Qeveria franceze i mbijetoi të hënën dy votëbesimeve të paraqitura nga ligjvënësit e opozitës, që kundërshtuan përdorimin nga Presidenti Emmanuel Macron të një klauzole të veçantë kushtetuese për të detyruar një reformë jopopullore të pensioneve pa votim parlamentar.
Reformat e pensioneve tani janë miratuar sipas ligjit francez, por deputetët e opozitës janë zotuar të vazhdojnë luftën e tyre kundër ligjit të ri të diskutueshëm.
Parlamenti francez hodhi poshtë të hënën një mocion mosbesimi shumëpartiak të paraqitur nga një grup i vogël centristësh, Liot, kundër qeverisë.
Mocioni mori vetëm 278 vota të hënën, me 287 vota të nevojshme për tu miratuar.
Një votim i dytë i mosbesimit, i paraqitur nga Rassemblement National (Tubimi Kombëtar ose RN) i ekstremit të djathtë, gjithashtu nuk kaloi.
Senati i Dhomës së Lartë, i cili dominohet nga konservatorët, miratoi reformën e pensioneve javën e kaluar.