Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi këmbësoren dhe u largua me shpejtësi më pas përlaset me një makinë


Një 45-vjeçar ka shkaktuar 2 aksidente pasditen e sotme në Vlorë. Shoferi i identifikuar si A.L., ishte duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’, në rrugën “Gjergj Kastrioti” dhe ka aksidentuar këmbësoren 66-vjeçare.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, i cili është plagosur.

I.S dhe B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.