Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni të enjten i përshkroi homoseksualët si ‘të devijuar’ dhe bëri thirrje për një hetim mbi homoseksualitetin, ndërsa ligjvënësit në vendin konservator të Afrikës Lindore përgatiten të votojnë një projektligj anti-LGBT.
Projektligji, i paraqitur në fillim të këtij muaji, propozon dënime të reja të ashpra për marrëdhëniet e të njëjtit seks në një vend ku homoseksualiteti është tashmë i paligjshëm, duke shkaktuar kritika nga grupet e të drejtave të njeriut, shkruan Africa News.
Në një fjalim para ligjvënësve, Museveni, i cili ka qeverisur Ugandën që nga viti 1986, i quajti homoseksualët ‘të devijuar’ teksa deputetët i kërkuan atij të komentonte legjislacionin e ri.
“Homoseksualët janë devijime nga normalja. Pse? Është nga natyra apo nga edukata. Ne duhet t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve.” tha 78-vjeçari.
“Ne kemi nevojë për një opinion mjekësor për këtë. Ne do ta diskutojmë atë tërësisht.”
Sipas ligjit të propozuar, kushdo që përfshihet në aktivitete të të njëjtit seks ose që identifikohet si LGBTQ mund të përballet me 10 vjet burgim.
“Vendet perëndimore duhet të ndalojnë së humburi kohën e njerëzimit duke u përpjekur t’i imponojnë praktikat e tyre njerëzve të tjerë.” – tha Museveni.