Edi Rama ishte sot në Athinë, ku çeli ekspozitën e tij të parë në kryeqytetin grek.
Rama foli në pallatin Zapion Megaro të Athinës, ku e cilësoi veten si “artisti më i mirë mes kryeministrave”.
“Do të doja të flisja disa fjalë greqisht për t’ju adresuar kësaj audience të bukur. Jam shumë mirënjohës për këtë mikrpritje mbresëlënëse dhe për këtë event special. Është hera e parë që vizitoj një shtet si kryeministër që nuk kam në çantën time vetëm shënimet e mia, por edhe artin tim.
Kur vizatoj në zyrën time, nuk mendoj se çfarë po bëj me duart e mia, por lejoj sytë e mi të veprojë ndërsa koka është tërësisht e përqendruar në temat që po diskutoj me bashkëpunëtorët e mia ose vendime që duhet të marr”, tha kryeministri Rama.
Teksa ftoi audiencën për të parë veprat e tij, Rama nuk kurseu as një batutë me bashkëshorten, Linda Rama.
“Garën si artist mes nesh e ka fituar Linda, pasi ka krijuar Zahon, që është një kryevepër. Është krenari që më pritët në këtë pallat që ka një histori të jashtëzakonshme. Nuk mendoj që arti ka nevojë të përkthehet, arti flet vetë. Arti nuk është për t’u treguar njerëzve çfarë shohin, por për t’u treguar çfarë ata nuk shohin”, u shpreh Rama.