Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në gjendje të dehur drejtuesi i autobusit të linjës së Laprakës


Drejtuesi i njërit prej autobusave të linjës së Laprakës është kapur nga policia në gjendje të dehur.

57-vjeçar i identifikuar si Gazmir Topuzi është arrestuar nga policia e Tiranës pas një kontrolli nga kjo e fundit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia njofton se po bëhen kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.

Arrestimi i 57-vjeçarit vjen pak kohë pas aksidentit të rëndë të linjës së autobusit të Unazës në mes të Tiranës, ku shkaktoi përplasjen zinxhir të 9 mjeteve të tjera por fatmirësisht nuk pati viktima, vetëm dëme materiale