Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë 52-vjeçari në Vaun e Dejës, dyshohet se u vetëvar


Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Shelqet të Vau i Dejës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:05, ndërsa nga hetimet paraprake, dyshohet se shtetasi me inicialet V.B., është vetëvarur.

“Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi V. B., 52 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.