Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish anëtarin e organeve të vettingut, Luan Daci.
Ish-anëtari i KPA-së u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove.
Megjithëse Gjykata Kushtetuese e riktheu për rishqyrtim rekursin e tij, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e dënoi me 6 muaj burg të konvertuar në 1 vit shërbim prove.
Daci u akuzua nga SPAK dhe u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi kishte fshehur gjatë zgjedhjeve në organet e vettingut, shkarkimin nga detyra në vitin 2007 nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.