Grupi i Alibeajt kërkon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mosregjistrimin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, ku bëjnë pjesë Partia e Lirisë, Partia Demokratike e parti të tjera.
Kërkesa është depozituar sot në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ.
Sipas saj, koalicioni në fjalë nuk mund të nxjerrë kandidatë për zgjedhjet e 14 majit.
“Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në kërkesë.
Më herët KQZ-ja e përjashtoi grupin e Berishës nga regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit, pasi nuk pranoi që të regjistrohej me simbolet dhe emrin e PD-së në koalicionin e opozitës. Kandidatët e grupit të Berishës do jenë pjesë e koalicionit duke përdorur simbolet e tij.
Kërkesa e dorëzuar në KQZ: KERKESA