Evi Kokalari ka vijuar me akuzat ndaj, Sali Berishës, duke deklaruar se ai u tall rëndshëm, pasi po përpiqet të shfrytëzojë konservatorizmin edhe pas koalicionit me partinë e Lirisë që është një parti e spektrit të majtë.
“PD Berishës e pati mundësine të bëhej konservatore, por vetë Berisha nuk e donte kurrë këtë gjë dhe u tall rëndshëm me shumë nga ne.” shprehet Kokalari.
Kokalari tha se e djathta është doktrinë e njerëzëve me integritet dhe kurajo që dinë ta mbrojnë atë me vepra, duke i akuzuar demokratët se mbyllën sytë dhe gojën për manipulimet e votës së Këshillit Kombëtar, garës së Forumit Rinor dhe primareve për Bashki, duke u bërë pjesë e një teatri hipokrit brenda PD-së së Rithemelimit.
“Sa te turpshëm jeni? Shfrytëzoni konservatorizmin tashti mbas koalicionit me një parti super të majtë dhe mbasi mbyllët sytë dhe gojën për manipulimet e votës së Këshillit Kombëtar, garës së Forumit Rinor dhe primareve për Bashki. E djathta nuk është një doktrinë që tregohet duke i rënë gjoksit, por është doktrinë e njerëzëve me integritet dhe kurajo që dinë ta mbrojnë atë me vepra, dhe jo fjalë.
Në fakt ju që do bëheni pjesë e këtij teatri, jeni pjesë e hipokrizisë brënda PD së rithemelimit, dhe pa asnjë dyshim pjesë e problemit politik që ka ai vënd. PD Berishës e pati mundësine të bëhej konservatore, por vetë Berisha nuk e donte kurrë këtë gjë dhe u tall rëndshëm me shumë nga ne.
Konservatorizmi në Shqipëri do vi së shpejti, por jo, s’do të vi nga PD juaj. Por vazhdoni vegjetoni në emër të saj, mbytur në llumin dhe moçalit ku keni marrë frymë politikisht që në 1990. Por mos harroni, nuk ju nderon aspak”-tha Kokalari.
Më herët ajo reagoi edhe për koalicionin Meta-Berisha duke e konsideruar si fundin e Rithemelimit dhe duke shprehur keqardhjen e saj. Ndërkohë, vetë Kokalari në muajin shkurt zyrtarizoi partinë e saj ‘Konservatorët’, pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe distancimi nga Partia Demokratike.