Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Luçiano Boçi do jetë kryebashiaku i ardhshëm i Elbasanit


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka mbështetur kandidaturën e Luçiano Boçit në Elbasan për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Boçin, i cili sipas tij do jetë kryebashkiaku i ardhshëm i qytetit duke qenë një ndihmë e madhe për studentët e të rinjtë.

“Me Profesor Luçiano Boçin, Elbasani do të hyjë i sigurtë në rrugën e zhvillimit dhe të ndryshimit.

Ne mbështesim fuqishëm Kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit për realizimin e Kartës së Studentit dhe Kartës së Nxënësit, që do lehtësojnë e mbështesin të gjithë të rinjtë në rrugën e dijes.

Fitorja më 14 Maj, me të rinjtë dhe për të rinjtë e Elbasanit. #PartiaeLirise #BashkeFitojme #Elbasan #LucianoBoci #14Maj #NdryshimMeCdoCmim.” – shkruan Meta.