Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon banorët e njësisë nr.5: Arsimi dhe standartet e dobëta shqetësim i përditshëm


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar sot turin e takimeve në njësinë nr,5 në Tiranë, ku dëgjoi nga afër problemet e qytetarëve.

Duke u takuar me banorët e kësaj njësie, Meta ka dëgjuar problemet e tyre që i shqetësojnë në lidhje me arsimin.

Meta thekson në postimin e tij në Facebook se mungesa e çerdheve, kopshteve, e shkollave dhe cilësia e tyre, janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për ta duke vijuar se paratë që duhet të përdoreshin për rritjen e cilësisë së arsimit, Bashkia e Tiranës i ka shpërdoruar dhe i vjedh për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Postimi:

Sot u takova me prindër, banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë, ku dëgjova zërin e tyre në lidhje me problemet që shqetësojnë familjet e tyre lidhur me arsimin.

Mungesa e çerdheve, e kopshteve, e shkollave dhe cilësia dhe standardet e dobëta janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët e Tiranës.

Sot arsimi në kryeqytet është në një gjendje të rëndë dhe është një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria.

Sepse paratë që duhet të përdoreshin për rritjen e cilësisë së arsimit, Bashkia e Tiranës i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Ne kemi vendosur ta ndryshojmë patjetër këtë situatë, prandaj e kemi shpallur arsimin kryeprioritet të Partisë së Lirisë.

Gjithçka në funksion të një arsimi cilësor për fëmijët e shqiptarëve, që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.