Punonjësit e Portit të Shëngjinit po zhvillojnë një protestë sot pasi sipas tyre nuk kanë marrë pagat prej 3 muajsh.
Punonjësit kanë pohuar se ndërmarrja që është me vetëfinancim po falimenton për shkak të keqadministrimit duke u bërë thirrje drejtuesve të portit që të marrin masa e të shmangin falimentimin.
Ata kanë paralajmëruar bllokim të punës e përshkallëzim të grevës në rast se problem i tyre nuk merr zgjidhje.