Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohetse ka kërcënuar me armë zjarri famijarët e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Misto Mame’, Kombinat ku policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas lahmërimit se një person po kanoste me armë famijarët.
Në pranga ka përfunduar J.Xh, banues në Kombinat ndërsa gjatë aksioni është gjetur edhe arma e zjarrit.
Njoftimi
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”. Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.
Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij.
Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat.
Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”