Në ditën e dytë të vizitës në shtetin fqinj, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou,
Rama vlerësoi raporet jetësore midis njerëzve të të dyja vendeve duke i quajtur të shkëlqyera dhe ndërsa i përket çështjes shumë të debatuar të detit, ai tha se dakordësia për tu udhwhqur nga një palë e tretë për zgjidhjen e këtij problemi është rruga e duhur.
‘Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve.‘- u shpreh Rama.
Rama e nisi agjendën e tij politike me takime në parlamentin helen, ku u takua me kryetarin Konstantinos Tasoulas.
Tasulas pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar, vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.
Tasulas përsëriti qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian, ku siç tha ai, vendet anëtare gëzojnë benefite. Rama e falënderoi për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën euroiane të Shqipërisë.