Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit ka shfaqur një paradoks që lidhet me sipërmarrësin dhe njëkohësisht botuesin Irfan Hysenbelliu.
Raporti ka kritikuar shkatërrimin e hotelit të Irfan Hysenbelliut dhe pagesat e bëra nga inceneratorët për disa media. Paradoksi qëndron se mediat e Hysenbelliut rezultojnë si përfituese kryesore për dy vite nga inceneratorët.
Inceneratorët u shndërruan në “mit” për shkak të një ofensive të organizuar nga opozita dhe që dyshohet se ishte ofensivë e nxitur nga Arben Ahmetaj.
Për pasojë dhe mediat që rezultuan të paguara nga inceneratorët u goditën pasi u panë si “dikaster i mitit të inceneratorëve”.
Kjo fushatë e kalkuluar 3 vjeçare, e amplifikuar sidomos me ndihmën e opozitës arriti të fshehë intencionet e vërteta të grupit që po godiste inceneratorët.
Vetëm pas kallëzimit të Adriatik Doçit ndaj Arben Ahmetajt nisi të dilte mbi sipërfaqe loja dhe përplasja e egër e klaneve dhe instrumentalizimi i opozitës e cila rezultoi në ujdi me Ahmetajn dhe jo e fokusuar në principin e mbrojtjes së interesit publik.
Shembulli më i mirë i këtij paradoksi është rasti i botuesit Hysenbelliu, ai është shumë i lidhur me Ahmetajn, por nga ana tjetër përfitoi pagesa nga rivalët e Ahmetajt për disa muaj, deri në momentin kur kërkoi që pagesa për mediat e tij të shkonte nga 20 mijë euro në muaj në 40 mijë euro. Pra Hysenbelliu rezulton dhe te lista e mediave ‘xhelate’ të paguara nga inceneratorët.
Pasi kjo kërkesë u refuzua atëherë mediat e Hysenbelliut kaluan në sulm frontal ndaj inceneratorëve ndërsa ky sulm përkonte dhe me ujdinë e Ahmetajt me klane të fuqishme opozitare.
Për pasojë paradoksi që mbart në vetvete ky raport i Departamentit Amerikan të Shtetit zbulon lojën me shumë ngjyra që është luajtur në Tiranë, ku ata që paraqiten në raport si viktima të ndëshkimit me fadroma, nga ana tjetër rezultojnë dhe në ujdi e me pas në ofensive të pastër në lojën e inceneratorëve.
Ky paradoks i raportit në fakt zbardh atë që ndodh shpesh me bosët e medias shqiptare, të cilët kujtohen të bëhen “opozitarë e parimorë” vetëm atëherë kur qeveria u anulon ujditë e fshehta./ Hashtag.al