Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Mashtruesit e Bashkisë së Tiranës hedhin asfalt në mes të shiut/ video


 

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, me anë të një videoje ka denoncuar gjendjen problematike të rrugëve në Tiranë.

Në pamjet e publikuara, shihet se po punohet për përmirësimin e rrugës në mes të shiut, çka e bën nënkryetarin e PL-së të thotë se vetëm në pak javë do të shkatërrohet, pasi sipas tij e gjitha bëhet për fushatë.

Ai përfundon statusin e tij duke thënë se në 14 maj duhen përzënë nga zyrat ata që i kanë pushtuar dhe që bëjnë vetëm propagandë.

 

Statusi:

Mashtruesit e Bashkise se Tiranes hedhin tani asfalt ne mes te shiut!

Vazhdon paturpesia e asfaltit zgjedhor te Veliajt!

Ja ku i keni mashtruesit perpara Njesise.Bashkiake Nr.5 ne Tirane.

Propagande, mashtrim vjedhje parash, asfalt, qe do shkaterrohet per pak jave sa per te kaluar fushaten hajdutet e Veliajt!

Ne 14 maj mashtruesit duhen perzene nga zyrat qe kane pushtuar.