Kryetari i larguar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërfillur Sali Berishën me një rezolutë të propozuar në mbështetje të Ukrainës.
Basha i ka kërkuar kolegëve të tij të grupimit evropian “EPP/CD” që të mbështesin për ndërtimin e Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga lufta.
Basha ka shfrytëzuar izolimin e Berishës nga ndërkombëtarët për ta bërë veten më aktiv në politikë dhe gjetur hapësirë përtej PD-së në Shqipëri në grupimin e partive popullore europiane në Këshillin e Europës.
Basha kështu ka sulmuar Putinin në sferën ndërkombëtare duke dalë hapur në mbështetjen e Presidentit të Ukrainës Zelenski.
“Bashkëngjitur gjeni një Mocion për një Rezolutë “Mbështetje për Rindërtimin e Ukrainës” paraqitur nga Z. Lulzim BASHA, EPP/CD, Shqipëri.
Kolegët që dëshirojnë të mbështesin Mocionin ftohen të printojnë, firmosin dokumentin Ëord, skanojnë atë dhe ta kthejnë mbrapsht”, thuhet në emailin dërguar anëtarëve të EPP/CD.
“EPP/CD” është një nga grupet më të mëdha politike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me anëtarë nga më shumë se 40 shtete anëtare.