Një 45-vjeçare ka humbur jetën në Durrës.
Dyshohet se shkak për vdekjen e gruas me iniciale O.Gj. ka qenë rënia në kontakt me korrentin në banesë.
Ajo është dërguar në spital rreth orës 8 e 20 të mëngjesit të sotëm pa shenja jete sipas policisë.
Viktima është banuese në Maminas ndërsa grupi hetimor po heton mbi rrethanat e ngjarjes.