Ushtruesi i detyrës së ndihmës drejtorit të Drejtorisë së Policisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, Dejan Knezheviç është arrestuar në operacionin e Departamentit Special të Policisë.
Knezheviçi u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiç, konfirmoi informacionin për arrestimin përcjell media malazeze.
“Në vazhdimësi të aksionit që Departamenti Special i Policisë ndërmerr me urdhër dhe së bashku me Prokurorinë Speciale të Shtetit, dhe në bazë të veprimit disa mujor të planifikuar dhe të koordinuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit, Departamenti i Policisë Speciale dhe Agjencia e Bashkimit Evropian. për Bashkëpunim të Organeve të Ligjit – Europol, sot privoi nga liria ushtruesin e detyrës së ndihmës drejtorit të Policisë për Sektorin për Luftimin e Krimit, D.K., me dyshime se ka kryer veprën penale të krijimit të një organizatë kriminale dhe vepra të tjera penale”, tha Radonjiç.
Dejan Knezheviç është punonjës dhe funksionar i vjetër i Drejtorisë së Policisë. Më parë ka drejtuar Departamentin për Luftën kundër Kontrabandës së Drogës.
Ai u emërua Ndihmës Drejtor i Drejtorisë së Policisë për Krimin e Organizuar në fillim të marsit 2021.