Teksa nga zgjedhjet vendore të 14 majit kanë mbetur më pak se dy muaj, PS-ja ka zbuluar disa nga emrat që do garojnë përballë kandidatëve të koalicioni opozitar, pjesa dërrmuese e të cilëve kanë dalë nga primaret e Berishës.
Në Tiranë pritet të konfirmohet kryebashkiaku i tanishëm Veliaj i cili do garojë përballë Belind Këlliçit tashmë të konfirmuar.
Në Elbasan, PS-ja do rikandidojë Gledjan Llatjen, Emirjana Sakon në Durrës, ndërsa në Shkodër do garojë me Benet Becin.
Opozita nga ana e saj do garojë në Elbasan me Luçiano Boçin, në Durrës me ish-deputetin Igli Cara ndërsa në Shkodër do rikandidojë Bardh Spahia.
Në Vorë, socialistët do kandidojnë Blerim Sherën përballë sekretarit të PD-së për Diasporën, Indrit Hoxha.
Në Vlorë nuk ka ende një emër zyrtar për PS-në, ndërsa opozita do garojë me Hysen Sharrën.