Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për zgjedhjet lokale të 14 majit për bashkinë Klos, Bedri Hoxha.
Berisha gjatë fjalës së tij, u shpreh se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që nga viti 1992, pasi shoqëria shqiptaret po shkretohet e varfërohet çdo ditë.
Berisha tha se e qytetarët nuk fitojnë dot një gjyq, pasi organet e drejtësisë janë seksione të PS.
“Jemi në prag të zgjedhjeve lokale, zgjedhim qeveritarët vendorë, por secili nga ne nëse ndalet e sheh Shqipërinë e shoqërinë si po rrokulliset e shkretohet, si varfërohet me shpejtësi, kupton që zgjedhjet janë më të rëndësishmet zgjedhjet që nga ’92.
Zgjedhje për shpëtimin e Shqipërisë, vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga monizmi.
Ndodhemi sot para faktit kur të gjithë pushtetet i ka në dorë një njeri, një sekt brenda një partie që quhet Rilindje.
Sot jemi dëshmitarë se e drejta në këtë vend nuk ekziston dhe organet e drejtësisë janë seksione të PS.
Sot jemi dëshmitarë se për një proces gjyqësor qytetari duhet të presë 10-15 vite, të paguajë vetëm për ta afruar”, ka deklaruar Berisha.