Vendosni fjalën kyçe....

Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbia është dakordësuar e do zbatohet, s’ka hapësirë për zgjedhje


Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell deklaroi sot se si Kosova ashtu edhe Serbia nuk kanë mundësi zgjedhjeje për sa i përket marrëveshjes që u është vënë në tavolinë.

Ai tha para Këshillit të Evropës se çdo qëllim për të vënë në pikëpyetje marrëveshjen është i kotë pasi ajo është dakordësuar e do zbatohet.

“Çdo qëllim për ta vënë në pyetje këtë marrëveshje është e kotë. Është dakorduar dhe duhet të zbatohet. Nuk ka hapësirë për zgjedhje, është si e plotë duhet të zbatohet e tëra. Do të përcjellim nga afër kush po e zbaton e kush jo. Dua t’i këshillojë që të mos bëjnë me gisht te njëra-tjetra, por të bëjnë punën e tyre.” – tha Borrell.