Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e PD-së kërkojnë mocion me debat për raportin e DASH, Balla: Bëjeni sipas procedurës dhe e diskutojmë bashkë me vendimin për “non gratën”


Deputetët e grupit të Rithemelimit të PD-së kanë kërkuar mocion me debat për raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në fjalën e tij Boçi tha se raporti tregon qartazi rrëshqitjen e Shqipërisë drejt një autokracie.

“Kërkesa ynë për mocion me debat niset nga fakti që Dash është një nga raportet më të rënda ju do thoni që raportet janë të përvitshme, por si kësaj here rëndesa nuk ka qenë kurrë. Tregon qartazi rrëshqitjen e Shqipërisë drejt një autokracie idiote, theksi i raportit vihet te gjendja e lirisë së medias dhe kapja e sistemit të drejtësisë. Situata është ajo që pasqyron ky raport dhe nuk keni ku fshiheni. Gjyqësori i kapur nga qeveria, sikurse ulëritëse është gjendja e korrupsionit e lidhur ngushtë me inceneratorët. Raporti përcakton 273 mln euro nga inceneratorët”, tha Luçiano Boçi.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i është përgjigjur kërkesë së deputetëve të PD-së duke thënë se shumica mezi pret të diskutojë për raportin e DASH por kërkesa për mocion me debat duhet bërë sipas procedurës.

Ai tha se Kuvendi duhet të diskutojë edhe për vendimin e SHBA për ta shpallur  ‘non grata’ Sali Berishën.

“Në kërkesë kanë përjashtuar nga firma krye ‘non grata-n’ tregon një reflektim në raportin me DASH. Kuvendi duhet ta vlerësojë dhe ta shqyrtojë në procedurë. Nuk kemi përpara një kërkesë për mocion me debat. Nuk ka ardhur një e tillë. Neni 98 përcakton qartë se si vjen kërkesë dhe cilat janë hapat e procedurës. Këtu ka një kërkesë për ndryshim në rendin e ditës për diçka që nuk ekziston. Nëse ju ka ‘ccuar nëna për me la gojën’ hajde bëjeni. Por në rast se doni vërtet bëjeni kërkesën sipas procedurës. Edhe ne duam të flasim për shumë gjetje të DASH. Ky Kuvendi duhet të ishte mbledhur për të diskutuar për vendimin e SHBA-ve për të shpallur ‘non grata’ një anëtar Kuvendi. Pra, për mocionin me debat nuk ka pasur një kërkesë dhe s’kemi çfarë votojmë”, tha Balla.