Vendosni fjalën kyçe....

“Kapeni, kapeni lidheni” – Qeni sulmon policët mbi kuaj, ata hidhen përpjetë (Video)


Një qen është filmuar duke sulmuar dy kuaj policie, teksa kalimtarët rastësorë përpiqen t’i ndihmojnë duke frenuar kafshën.

Pamjet, të kapura dje nga një dëshmitar në Victoria Park, Londër, tregojnë skenat kaotike teksa oficerët bërtasin kundër një qeni që sulmon kuajt e tyre.

Disa persona të pranishëm në park duket se ndërhyjnë, me një burrë që përdor një shkop të gjatë për të tentuar të largojë qenin nga kuajt.

Oficerët dëgjohe duke bërtitur ‘merre qenin tani’, ‘merre qenin’ ndërsa ata u përpoqën të kontrollonin kuajt e tyre të cilët po reagonin ndaj sulmit të qenit.

 

Një burrë i veshur me veshje kamuflazhi duket se është pronari, i cili me sa duket qëndron prapa ndërsa njerëzit e tjerë ndërhyjnë.

Një oficer zbret nga kali menjëherë pasi qeni largohet dhe kërkon që kafshës t’i vihet pajisja mbajtëse, shkruan Daily Mail.

Një dëshmitare, 37 vjeç, tha se po ecte me qenin e saj kur pa qenin tjetër duke parë kuajt.

Ajo tha: “Ishte tronditëse dhe e frikshme. Oficerët po përpiqeshin të bënin pronarin që ta merrte qenin nën kontroll dhe ta siguronte.”

Ajo akuzoi disa pronarë të llojit të racës së qenve që shfaqet në video se i blejnë vetëm për ‘status’ dhe u bëri thirrje pronarëve të qenve që t’i mbajnë kafshët e tyre nën kontroll.

Ka pasur 18 sulme vdekjeprurëse të qenve që nga janari 2020, me vitin e kaluar që ishte më vdekjeprurësi i regjistruar.