Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Më 14 maj japim një mesazh të fortë ndryshimi


Kreu i Partisë së Lirisë Meta, tha se me zgjedhjet e 14 majit, opozita do japë një mesazh të fortë të ndryshimit.

Ai theksoi se zgjedhjet do jenë një mesazh i fortë i një qeverisjeje njerëzore me kujdes të veçantë për moshën e tretë.

“Me zgjedhjet e 14 Majit të japim një mesazh të fortë të ndryshimit, të japim një mesazh të fortë të një qeverisje njerëzore dhe një qeverisje njerëzore pa një kujdes të veçantë për moshën tuaj, për moshën e tretë, për nënat dhe baballarët tanë nuk mundet që të ketë.” – tha Meta.