Vendosni fjalën kyçe....

Meta takim me pensionistët: Qeveria i ka shpërfillur, në mandatin e parë do i dyfishojmë pensionet


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me pensionistë në Tiranë tha se qeveria i ka shpërfillur ata.

Meta mori si shembull rritjen e pensioneve, për të cilat tha se nga 2005 deri më 2013 u rritën me 70% ndërsa nga 2013 e këtej u rritën me vetëm 22%.

Kreu i PL-së preku edhe sektorin e shëndetësisë për të cilat tha se rimbursimi i barnave nuk po funksionon.

Meta premtoi se në mandatin e parë në të ardhmen do bëjë që të dyfishohen pensionet.

“Kostoja e jetesës është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Pensionet kanë mbetur në vend.  Ka një shpërfillje të madhe të qeverisë ndaj pensionistëve. Nëse nga vitit 2005-2013 pensionet u rritën me 70% në vitet aktuale u rritën vetëm më 22%. Nuk ka prioritet pensionistët. Shohim 0 përkujdes për pensionistët dhe zemërgjerësi pafund për emigrantët. Shohim sesi e shpërndan këtë të ardhur qeveria. Një pjesë e madhe prej jush, kur shëndeti është një sfidë e madhe. Rimbursimi i barnave nuk po funksionon. Shpreh solidaritetin më të madh të PL-së me të gjithë ju dhe të gjithë pensionistët. Mbështetja për ju do të jetë një prioritet shumë i madh për secilin prej jush. Në mandatin e parë në të ardhmen do të bëjmë gjithçka që të dyfishohen pensionet”- tha Meta.