Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe ka zhvilluar një takim në Universitetin “London School of Economics” (LSE).
Rama thotë se do krijojë një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit.
“Londër – Në prestigjiozen London School of Economics për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit.“- shkruan Rama.
LSE njihet si universitet që i mëshon politikave liberale të majta dhe është ndër më prestigjozët në botën anglo-saksone.