Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës po i afrohet një periudhe vendimtare, me Kievin që synon të rimarrë territoret e pushtuara nga Moska këtë pranverë, ka raportuar gazeta gjermane Bild.
Tabloidi citoi një burim anonim të NATO-s i cili pretendoi se blloku po i siguron Ukrainës gjithçka që i nevojitet për të shkëputur të ashtuquajturën ‘ura tokësore’ me Krimenë.
Në një raport të martën, Bild citoi një zyrtar ‘udhëheqës’ të NATO-s të thoshte se analistët e aleancës presin që konflikti të arrijë kulmin në pranverë dhe verë. Zyrtari shprehu besimin se armatimet e rënda që po dërgohen në Ukrainë do përdoren në disa kundërsulme që në maj.
“Gjashtë muajt e ardhshëm do jenë një periudhë kyçe në luftë jo vetëm për Ukrainën, por edhe për aleatët”, parashikoi burimi i paidentifikuar.
Ndërsa kundërshtoi të hynte në hollësi në lidhje me operacionet e planifikuara, zyrtari pohoi se forcat ukrainase do përqendrojnë përpjekjet e tyre në rajonet Zaporozhye dhe Lugansk.
Objektivi kryesor i ofensivave do jetë ‘shkëputja e urës tokësore për në Krime’, shtoi burimi i NATO-s.
Zyrtari pohoi se Ukraina ka të ngjarë të kryejë kundërsulme edhe në rajone të tjera, të cilat ose do jenë të vërteta ose thjesht do shërbejnë si shpërqendrime për ushtrinë ruse.
Sipas raportit të Bild, NATO nuk po përjashton një skenar në të cilin Ukraina do përpiqej të rimarrte Krimenë, e cila iu bashkua Rusisë në 2014 pas një referendumi.
“Kievi ka të drejtë të rimarrë të gjithë territorin ukrainas,” këmbënguli zyrtari.
Në një përpjekje për të siguruar që ofensivat e reja të jenë të suksesshme, mbështetësit e Kievit thuhet se po i ofrojnë atij të dhëna të inteligjencës, si dhe stërvitje, mbështetje logjistike dhe armë.
Duke folur për gazetën polake Rzeczpospolita të hënën, presidenti çek Petr Pavel tha se ‘dritarja e mundësive’ për Ukrainën do ishte e hapur vetëm deri në fund të këtij viti.
Ish-gjenerali, i cili shërbeu si kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s deri në vitin 2018, argumentoi se me afrimin e zgjedhjeve në SHBA në vitin 2024, Uashingtoni ka të ngjarë të pakësojë ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën. Pavel tha se ai priste që vendet evropiane të ndiqnin shembullin.
“Ukraina do ketë vetëm një përpjekje për të nisur një kundërofensivë të madhe,” pohoi presidenti çek, duke shtuar se nëse kjo përpjekje dështon, ‘do jetë jashtëzakonisht e vështirë për të marrë fonde për atë të radhës’.