Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e 45-vjeçares në Durrës, inxhinieri elektrik: Ulni automatin kur bëni dush, në treg ka punonjës të pakualifikuar


Ditën e djeshme, 45-vjeçarja Ornela Gjeç, humbi jetën teksa po lahej në dush për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, inxhinieri elektrik Azmer Duleviç, bëri thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes kur të lahen në dush, duke theksuar se rreziku është shumë i madh.

Në një intervistë për Report Tv, ai tha se qytetarët duhet të ulin automatin e dushit kur të lahen ndërsa shtoi se shumë pallate e banesa nuk i kanë standardet elektrike sipas normave që duhet.

“Nuk është për herë të parë dhe ne duhet të marrim masa. Kjo vjen nga mungesa e kushteve teknike pra mbrojtjese. Shumica e banesave fatkeqësisht nuk kanë pajisje mbrojtje dhe qytetarët  as nuk e dinë që duhet t’i kenë. Pra nuk kanë ‘salva vitta’ që është kjo pajisje që mbron kur preket rryma me ujin. Duhet ta ketë butonin 5, nëse nuk e ka nuk jemi të mbrojtur. Shumë ndërtesa, pallate dhe ndërtesa të reja nuk i kanë bërë standardet elektrike sipas normave që duhet. Duhet të shohin banesat e tyre a i kanë këto.

Për të qenë i siguruar duhet të jetë kjo pajisje por jo vetëm. Kemi punonjës të pakualifikuar, që kanë zanat me të vjedhur. Duhen njerëz të aftë për këto punë dhe prandaj jemi në këto situatë. Vendet fqinje kanë shumë vite që s’i kanë këto probleme. Unë kam një këshillë. Kur jeni duke bërë dush ta fikni ose të hiqni spinën nga priza. Duhet të identifikohet automati, sepse bojleri ka peshën elektrike më të madhe. T’i mund ta heqësh spinën nga priza por uleni automatin që të jeni të mbrojtur 100%.” – tha ai.

Drejtoresha e shkollës në Rubjekë, Ornela Gjeçi, humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt më rrymën elektrike teksa lahej në dush.

Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital nga bashkëshorti, ajo Gjeçi nuk mundi të mbijetojë.