Vendosni fjalën kyçe....

3 muaj pa paga, punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestën e dytë brenda javës


Punonjësit e Portit të Shëngjinit kanë zhvilluar sot një tjetër protestë pasi theksojnë se kanë mbi 3 muaj pa marrë pagat.

Ditën e sotme ata janë mbledhur brenda mjediseve të ndërmarrjes duke kërkuar zgjidhje të problemit, që i ka vënë në vështirësi financiare.

Sipas tyre, keqmenaxhimi  abuzimet në këtë institucion po e çojnë drejt falimentimit ndërmarrjen, shkruan Shqiptarja.

Në portin e Shëngjinit ka 117 punonjës të cilët thonë se nuk kanë marrë pagat. E sotmja është protesta e dytë brenda javës.

Ndërmarrja në fjalë është me vetefinancim po përballet me vështirësi të shumta financiare, për shkak të rënies së numrit të anijeve që përpunohen në këtë port.