Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Mediat thonë se Ahmetaj ka udhëtuar drejt Londrës për marrëveshje me Ramën


Sali Berisha deklaroi sot se sipas mediave, ish.zv.kryeministri Ahmetaj ka udhëtuar drejt Londrës për të bërë marrëveshje me kryeministrin Rama.

Ky i fundit ndodhet në Britani që prej ditës së djeshme për një vizitë zyrtare.

Ai tha se Ahmetaj është një nga personat kryesorë të aferës së inceneratorëve, ndërsa kreu i aferës është Rama.

“Mediat njoftojnë se tigri i korrupsionit ka udhëtuar për në Londër për deal (marrëveshje) me Edi Ramën. S’mund të konfirmoj dhe mohoj këtë udhëtim. Por edhe një herë, siguroj shqiptarët se Ahmetaj është një nga personat kryesor të megaferës korruptive të djegësve. personi më kryesor, njishi në distancë është personalisht Rama.” – tha Berisha.