Figuracionet, ekspresionizmi në kolore, gjendjet reale e surreale janë ato që karakterizojnë pikturën e Dritan Çelaj, të zhvilluar në 23 vite.
Për miqtë dhe dashamirësit e artit tablotë plot gjendje vendosi t’i zbulojë në ekspozitën e tij të parë që shumë artistë dhe kritikë e cilësuan të arrirë artistikisht.
“Është një pëlqim i imi i hershëm për pikturën. Më kanë tërhequr gjithnjë veprat e artistëve të mëdhenj.” – thotë Çelaj.
Për Çelajn piktura është një tjetër dimension i rëndësishëm i jetës së tij e në këtë marrëdhënie nuk i duhet të kërkojë një balancë mes fushave sepse të dyja plotësojnë atë çfarë ai është.
“Piktura ka qenë një oaz qetësie, një vend ku unë ndjehesha mirë dhe për sa kohë më ka ndihmuar të ndjehem mirë e në qetësi më ka ndihmuar edhe në punët që unë bëj në biznes.” – shton më tej Çelaj.
‘Allow Colors’ ose ‘Lejo Ngyrat’ mban emrin ekspozita, e cila shpalos brendinë shpirtërore të autorit.
“Më shumë sesa motivi më tërheq gjendja e koloristitike.” – thotë Çelaj për pikturën.
Ai e cilëson këtë hapin e tij të parë drejt publikut, por jo të fundit. Ekspozita ‘Allow Colors’ do qëndrojë e hapur në Galerinë e Artit Tiranë.