Kryeministri Rama i cili ndodhet në një vizitë në Britani në një vizitë zyrtare, ka pasur një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Ndërkombëtar të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ‘Chatham House’, një institut i pavarur politikashme seli në Londër.
Gjatë bashkëbisedimit kreu i qeverisë ka ironizuar Sekretaren e Brendshme britanike Bravermann duke u shprehur se nëse Rusia do pushojë Britaninë, britanikët mund të vijnë në Shqipëri përt’u mbrojtur.
Po kështu ai preku edhe çështjen e të rinjve shqiptarë që largohen nga vendi duke theksuar se nuk mund t‘i mbajë me zor njerëzit në Shqipëri nëse ata duan të largohen.
“Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t’ju mbrojmë. E di që nuk është korrekte për mua, por nuk u them njerëzve që duhet të rrini këtu sepse këtu është vendi juaj. Kur isha i ri nuk mund të largohesha nga vendi, por sot ajo për të cilën luftova është që Shqipëria është një vend i lirë dhe mund të lëvizësh kudo. Si t’u thuash njerëzve qëndroni këtu pasi këtu e keni vendin, jo. Nuk u thua njerëzve e ardhmja është e ndritshëm rri këtu me mua, por jo nëse do të largohesh largohu, nëse do të qëndrosh, qëndro.” – tha Rama.
Ai ceku më tej edhe çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE duke shtuar se përveç faktit që Tirana duhet të bëjë detyrat e shtëpisë, është përballur edhe më çështjet e brendshme politike sa herë që në vendet e BE-së ka zgjedhje me politikanët që e kanë përdorur çështjen e emigracionit.
“Edhe BE nuk di gjë për këtë, askush nuk e di. Por, pjesa më e vështirë është që ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Po duhet t’i përmbushim për t’u bërë qejfin, por se këto detyra shtëpie mundësojnë një demokraci moderne dhe funksionale. Dhe kjo do të thotë, që të kesh ndarjen e pushteteve, me vepra jo me fjalë. Kjo do të thotë që të kemi drejtësi të pavarur. Dhe kjo do ta bëjë Shqipërinë një shtet modern dhe evropian. Kemi parë një BE që ka qenë hipokrit me ne, sepse ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë por nuk ishte e mjaftueshme, sepse ata kishin problemet e tyre. BE ndonjëherë është federatë egosh, ka 27 zgjedhje për çdo gjë dhe nuk janë në të njëjtën ditë. Duhet ta lexosh BE-në duke parë zgjedhjet. Nuk ka rëndësi nëse i bën apo jo detyrat e shtëpisë, sepse ndërkohë na dalin zgjedhje ne Holandë. Në atë kohë na u desh që të përballeshim me të njëjtën retorikë siç bën Britania sot. Dhe aso kohe përdorej armiku në titullin kryesor dhe kjo i ka bërë shqiptarët me gomone si vikingë për të pushtuar Anglinë Perëndimore. Lufta në Ukrainë e solli në vetë BE në aspektin gjeopolitik. Janë më vigjilent dhe e kuptojnë që nuk mund ta lënë Ballkanin jashtë.” – shtoi Rama.