Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i mbrojtjes Peleshi shpalos projektin e qeverisë për ushtarakët, flet edhe për satelitët


Ministri i Mbrojtjes Peleshi tha sot se qeveria ka një project për strehimine ushtarakëve.

Po kështu ai tha se nën qeverinë Rama rrogat e ushtarakëve janë rritur me 40% krahasuar me vitin e shkuar.

“Ka një imazh të ri. Në qendër të qytetit të Tiranës pranë sheshit Skënderbej është hapur një qendër për rekrutimin e të rinjve. Të gjitha përfitimet veç atyre morale edhe përfitimet e tjera janë në rritje. Këtë vit ushtarakët tanë paguhen afro 40% më tepër se vitin e kaluar. Do të kemi një projekt fantastik për strehimin e ushtarakëve. Këto i japin shumë arsye të rinjve për tu regjistruar dhe për tu futur në sistemin e rekrutimit. S’kam një shifër sot, është proces.” – tha Peleshi.

I pyetur nga gazetarët, shefi i mbrojtjes foli edhe për satelitët duke thënë se 4 ditë në javë, autoritetet përkatëse marrin pamje prej tyre.

“Kemi filluar të marrim imazhet e para. Të paktën 4 ditë në javë marrim i mazhe nga satelitët. Të gjithë punonjësit IT do të kenë një trajtim të posaçëm. Ky merr imazhet satelitore dhe i përpunon me gjuhën e kuptueshme për çdo institucion. Imazhet vijnë vazhdimisht, jo gjithmonë vijnë të kolauduara. Të paktën 4 herë në javë në marrim imazhe. Ne do të punojmë për imazhin vjetor të Shqipërisë, por edhe më detyra specifike.” – shtoi Peleshi.