Shkaktoi aksident në tentativë për t’i ikur policisë, kapet me drogë në makinë 35 vjeçari në Dibër


Një 35 vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shtetasi i identifikuar si Ditar Cerjani, në momentin që ka kuptuar se po ndiqej nga forcat e policisë, ka tentuar të largohet me automjetin e tij, por ka shkaktuar aksident duke u përplasur me një tjetër makinë.

Gjatë kontrollit të bërë, atij iu gjetën disa doza të lëndës narkotike ‘cannabis sativa’ të ndarë në doza gati për t’u shitur në qytetin e Peshkopisë.

35 vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë.