Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria ndryshon pamje, kombëtarja prezanton fanelat e reja për eliminatoret e Euro 2024


Kombëtarja shqiptare do ketë fanela të reja për eliminatoret e evropianit ‘Gjermani 2024’. Ekipi do zbresë në fushë me uniformat e reja të hënën me 27 mars në ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Polonisë.

Fanelat e reja të prodhuara nga kompania italiane e veshjeve sportive ‘Macron’, e kanë simbolin e shqiponjës në qendër e jo të shtirë deri te supet, si në fanelën e vjetër.

Fanela e parë për ndeshjet brendaa është me ngjyrë të kuqe me një jakë polo të zezë dhe mbyllje me tre kopsa.

Të njëjtin concept bazë kanë edhe fanelat e dyta e të treta, me ndryshimin e vetëm që është ngjyra e detajeve.