Kosova ka marrë një barazim në Izrael për llogari të kualifikueseve për Euro 2024.
Përfaqësuesja “Dardane” kaloi në avantazh që në minutën e 36 pas një autogoli të Dasas.
Me fillimin e pjesës së dytë Kosovës iu anulua dhe një gol nga VAR i shënuar nga Rashica.
Më pas në minutën e 56’ Izraeli barazoi shifrat me Peretz.
Një fillim i mirë për Kosovën që mori një pikë në sfidën e parë të grupit I.
Në sfidën tjetër të grupit, Zvicra mundi Bjellorusinë 0-5 në një sfidë të luajtur në Serbi.
Në sfidat e tjera Skocia fitoi me Qipron 0-3 dhe Turqia fitoi 1-2 ndaj Armenisë.