Është shtyrë me dy orë mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Nga kjo mbledhje pritet që të zyrtarizohen edhe kandidatët për 61 Bashkitë e vendit që do garojnë më 14 maj.
Mbledhja që ishte paravendosur të zhvillohej prej orës 17:00 është shtyrë për në orën 19:00.
Shkak për shtyrjen e mbledhjes është bërë agjenda e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Partia Socialiste duket se i ka gati emrat për garën e 14 majit ku shumica e kryebashkiakëve ekzistues do vijojnë garën ndërsa vetëm pritet konfirmimi formal edhe për emrat e përfolur në Bashkitë Vlorë, Shkodër apo edhe Bulqizë.