Banorët e Bërxullës kanë dalë tashmë prej 6 muajsh në protestë për shkak të tokave që preken nga projekti i aksit rrugor Thumanë -Kashar.
Banorët kërkojnë zgjidhje për shpronësimet me vlerën e tregut si dhe ndërtimin e rrugëve ndihmëse.
“Turp e faqja e zezë. Jo të dal në rrugë por përditë kjo rrugë do të pezullohet derisa shteti shqiptar të vijë të na japë zgjidhje. Ku do shkojnë banorët, këtu është masakër e vërtetë. Gjithë fshati është masakruar. E kanë bërë rrugën duke e parë në Google. Pse ashtu shihet rruga, nga zyrat? Turp të kenë. Çfarë qeveritashësh kemi. Me votat e popullit ka ardhur në pushtet Edi Rama. Është bërë më keq se Sali Berisha. E ka shtypur në atë mënyrë se s’kanë bukë për të ngrënë. Bëhen 6 muaj dhe nuk vjen njeri të ballafaquar”-tha një nga banorët.