Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë në një vizitë. Ardhja e tij në Tiranë vjen pas takimit në Ohër me presidentin serb Vuçiç ku është diskutuar për planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kurti është takuar në Tiranë me krerët e shtetit. Fillimisht ai u takua me presidentin Begaj e kryetaren e Kuvendit Nikolla.
Gjatë takimit rreth 30 minutësh me Begajn, kreu i shtetit tha se marrëveshja me Serbinë është garani më shumë për paqen, stabilitetin e të ardhmen e vendeve të rajonit në BE.
Pas Begajt, Kurti u prit nga kryetarja e Kuvendit Nikolla.