Policia e Kosovës ka pohuar se është njoftuar për një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, shkruan Koha.
Ajo shtoi se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur marrjen e veprimeve për menaxhimin e situatës.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Ahmeti.