Vendosni fjalën kyçe....

“Edi Rama njëriu më i korruptuar, shteti po na mashtron” – Banorët e Bërxullës protestë


Banorët e Bërxullës kanë dalë edhe sot në protestë duke kërkuar shpronësimin e pronave të tyre, që preken nga rruga Thumanë-Kashar, me vlerën e tregut.

Ata kanë akuzuar kryeministrin Rama e ministren e Transportit Balluku për gjendjen në të cilën ndodhen.

Banorët janë ulur në rrugë ndërsa kanë bërë thirrje për zgjidhjen e problemit të tyre.

“Na kanë mashtruar shtetit. Nuk ka zgjidhje për ne. Po kërkojmë diçka legjitime, shpronësiminme vlerë tregu. Të vijnë të ulen me ne, kërkojmë atë që na takon me të drejtën e Zotit, me të drejtën e ligjit. Çfarë është ky shtet, kryeministri nuk mban përgjegjësi, ministrja nuk mban përgjegjësi.” – tha një qytetare.

Ndërsa një tjetër protestues tha se banorët e zonës kanë mb 6 muaj në protestë duke paralajmëruar se nuk do e lirojnë rrugën.

 “Kemi 6 muaj që protestojmë. Jemi të lodhur. Nuk do ta lirojmë rrugën. Nuk di do qejfi se i prishet interesi, leku. Ky shtet për kë punon. Edi Rama shkoi në Angli, këtej i ka masakruar shqiptarët. Kush do përgjigjet për ne. Unë jam invalidë, rajoni i policisë më çoi në prokurori për ndjekje penale. Hipa në shtyllë për t’u vetëflijuar. Ja letrat që më ka sjellë prokuroria, se më ka çuar për ndjekje penale. Turp e faqe e zezë. Një nënë 63-vjeçare. Edi Rama, Belinda Balluku, Ervis Berberi ku është. Këtu është një masakër e vërtetë. Turp e faqe e zezë për këta ministra. Me votat e qytetarëve erdhi në pushtet Edi Rama.” – tha ai.

“Dikur thoshte nuk zbret Sala nga kali, tani nuk po zbret vetë. Fajtor kryesor është shteti dhe ministrja Belinda Balluku. 6 muaj nuk sjell një përfaqësues, nuk ka asnjë reagim. Çfarë po pret nga banorët? Po pret qetësi? Përderisa nuk më jep zgjidhje unë e di si do reagoj. Edi Rama njeriu më i korruptuar i shekullit në botë. Gënjen, thotë e ka ministrja. Si mund të thotë kryeministri nuk e di. E ia fut aeroplanit. Shqipëria me këtë qeveri është e vdekur.” – tha një i moshuar në protestë.

*Citimet marrë nga BW