Shtetasi kinez Liangbin Chen i arrestuar një vit më parë, pasi akuzohet për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda, ka kërkuar në Gjykatën e Lartë, pezullimin e vendimit të ekstradimit të tij drejt Kinës.
Më herët, të dyja shkallët e gjykimit kanë miratuar kërkesën e prokurorisë për dorëzimin e 33-vjeçarit pranë autoriteteve kineze. Ai akuzohet se ka mashtruar mijëra qytetarë në shuma më vlerë rreth 150 milionë dollarë përmes platformave për bastet sportive online.
Rekursi në Gjykatën e Lartë, pritet të vendosë përfundimisht për fatin e kinezit që u arrestua verën e kaluar në aeroportin e Rinasit.
Chen u mbajt fillimisht në burg, por pas disa muajsh iu ndryshua masa e sigurisë duke kaluar në arrest shtëpiak. Avokatët mbrojtës të shtetasit kinez kanë kërkuar që 33-vjeçarit t’i pranohet kërkesa për azil politik në Shqipëri.