Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, i shoqëruar nga një grup ministrash.
Në qendër të diskutimeve mes dy kryeministrave është marrëveshja e pa firmosur Ohrit pas negociatave me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Pika më e debatuar e kësaj marrëveshjeje është ajo që parashikon formimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Gjatë vizitës në Tiranë, Kurti pritet të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë si presidenti Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Kurti do takojë gjatë vizitës së tij edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.