Vendosni fjalën kyçe....

Përballë Veliajt e Këlliçit, ish-deputeti Roland Bejko do garojë për PD-në në Tiranë


Ish-deputeti i PD-së Roland Bejko do jetë kandidati i grupit të Alibeajt për Tiranën.

Ai do garojë  përballë kryebashkiakut Veliaj nga radhët e PS-së dhe Belind Këlliçit nga Grupi i Rithemelimt të PD-së që garon nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë. Deri tani grupi i Alibeajt, që mban simbolet dhe vulën e PD-së, do përfaqësojë zyrtarisht selinë blu në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Bashkë më Bejkon në Tiranë, grupi i Alibeajt ka prezantuar kandidatë në 17 bashki të vendit për 14 majin.

Më poshtë është lista e kandidatëve të deritanishëm të PD-së për bashkitë e vendit

Agron Kapllanaj në Mallakastër

Florian Qamo në Poliçan

Ilirjan Koxhaj në Kuçovë

Bilbil Bajraktari në Kamëz

Sandër Marku në Lezhë

Sabah Sheta në Krujë

Naim Gazidede në Dibër

Genc Doçi në Kurbin

Dritan Sula në Dimal

Pranvera Rizai në Patos

Klomentina Drini në Vaun e Dejës

Eriselda Zotaj Çelaj në Fier

Bujar Vreto në Librazhd

Ibrahim Bruka në Vorë

Gjergji Gjata në Korçë

Skënder Muço në Sarandë

Mark Ruçi në Mirditë