Të shtëna me armë janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Lundër të Tiranës.
Një person ende i paidentifikuar nga policia ka qëlluar në drejtim të një banese të pabanuar.
“Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.