Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet statuja e faraonit të lashtë egjiptian


Arkeologët kanë zbuluar disa pjesë të statujave të mbretërve të lashtë egjiptianë në një tempull pranë Kajros, njoftoi Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve.

Midis tyre janë pjesë të një statuje të Faraonit Ramses II, sundimtari më i fuqishëm dhe më i famshëm i Egjiptit, i cili mbretëroi më shumë se 3000 vjet më parë.

Zbulimet përfshijnë gjithashtu statujat e faraonëve Ramses IX, Horemheb dhe Psamtik II, të cilët mbretëruan përkatësisht nga 1126-1108 pes, 1323-1295 pes dhe 595-589 pes.

Pamjet u zbuluan gjatë një gërmimi nga Këshilli Suprem i Antikiteteve të Egjiptit dhe Muzeu i Universitetit të Leipzig në Gjermani në një vend arkeologjik pranë Muzeut për Trashëgiminë Kulturore të Heliopolis, në rajonin Matareya të Egjiptit.

Ekipi egjiptian gjeti disa pjesë të sarkofagëve kuarcit që datojnë që nga mbretërimi i Horemhebit, rreth 3300 vjet më parë. Një tjetër që përshkruan Mbretin Psamtik II është bërë prej guri të veçantë.

Ata gjetën gjithashtu fragmente të një dyshemeje gëlqerore dhe pjesë të një statuje tjetër mbretërore, identiteti i së cilës nuk dihet, por tiparet e së cilës sugjerojnë se mund të jetë mbi 4,000 vjet e vjetër, vuri në dukje ministria në një postim në Facebook.

Ekipi gjerman zbuloi pjesë të shumta të statujave të Ramses II me trupin e një sfinksi të bërë nga kuarci, si dhe një fragment nga mbretërimi i Ramses IX. Ata zbuluan gjithashtu një gur graniti rozë të gdhendur, i cili ka shumë të ngjarë të jetë pjesa e sipërme e një obelisku nga epoka e Ramses II.