Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet lokale do ndryshojnë edhe parlamentin, deputetët që ikin dhe ata që vijnë


Zgjedhjet lokale të 14 majit do ndikojnë edhe në Parlamentin e Shqipërisë përpara se të kryhen votimet.

Në listat për kandidatë për kryetar Bashkie partia Socialiste dhe ajo demokratike do kandidojë më 14 maj në disa bashki me deputetë që mund të lejnë mandatin e deputetit.

Nga Tirana në Shkodër dhe deri në bashki si Gramshi apo Vau i Dejës forcat politike kërkojnë përballje të forta për të drejtuar bashkitë.

Pesë deputetë mund të lejnë mandatin para zgjedhjeve të 14 majit.

Në Tiranë, Belind Këlliçi do lerë mandatin dhe do zëvendësohet nga Asllan Dogjani.

Belind Këlliçi – Asllan Dogjani

Në Elbasan, Luçiano Boçi do lërë mandatin për të garuar për Bashkinë më të madhe të qarkut, duke i lënë vendin në parlament Qani Xhafës.

Luçiano Boçi – Qani Xhafa

Në Vaun e Dejës Zef Hila zëvendësohet nga Lodovik Hasani.

Zef Hila – Lodovik Hasani

Në Gramsh për Partinë Socialiste, Besjan Ajazi do lërë mandatin duke u futur në parlament Shkëlqim Bullari.

Besjan Ajazi – Shkëlqim Bullari

Kandidimi i Benet Becit në Shkodër do rikthejë në parlament Ilir Beqajn i cili është edhe drejtues aktual i Agjencisë për Menaxhimin e Fondeve të Donatorëve.

Benet Beci – Ilir Beqaj