Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për financim rus të PD-së, Berisha: Sipas auditit asnjë qindarkë s’ka hyrë në arkë nga Biniata Trade, të hetohet Basha


Sali Berisha pohoi sot se auditimi i brendshëm i kryer lidhur me akuzat ndaj PD-së se është financuar nga para ruse ka dalë me një raport serioz, të kryer nga auditë të pavarur.

Ai theksoi se në përfundim nuk ka asnjë fakt dhe asnjë të dhënë që e lidh PD-në me paratë ruse.

“Me të drejtë keni pritur raportin e auditit ndaj akuzave për PD se ka pranuar financime ruse. Ky raport tani është i plotë. Auditë të pavarur kanë paraqitur një raport serioz pasi kanë analizuar të gjithë veprimtarinë financiare, buxhetore të PD-së. “Normalisht, ajo nuk duhet të ndodhë sepse raporti ynë nuk ka asnjë element të ri krahasuar me dosjen e prokurorisë që hetoi dhe mbylli Edi Rama. Ne nuk kemi gjë të re, kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka. Ky është konkluzioni i raportit tonë. Këtë e ka ditur prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën. Ka një zhvillim, zhvillimi është aktakuza e organeve amerikane të drejtësisë, në të cilën Edi Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nick Muzin, në të cilën Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij privat, Dorian Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD-së.” – tha Berisha.

Pas Berishës fjalën e  mori kryetarja e komisionit Ledina Mandija e cila tha se sipas raportit, nuk ka asnjë të thënë se PD-ja të ketë pasur lidhur me kompaninë Biniata Trade dhe se nuk ekziston asnjë burim në lidhje me paratë ruse.

“Për të bërë verifikimin dhe kontrollin lidhur me përdorimin e parave ruse, akuza që janë dëgjuar shpesh në media, në shtator të vitit 2022 përmes raporteve të CIA-s. Në këtë kuadër pikërisht ishte kryesia që mori një vendim dhe ngarkoi komisionin, për të bërë një audit lidhur me akuzat e bëra ndaj PD se ka lobuar përmes parave ruse. Duhet të merreshin dhe auditë të pavarur financiarë ligjor për të bërë vlerësimin e dokumentacionit të mbledhur. Në përfundim të vlerësim të dokumentacionit është vlerësuar se pasqyrat financiare paraqesin me vërtetësi ngjarjet ekonomike si më poshtë. Pagesat e rezultuara dhe të verifikuara nga ana e audituesve rezulton se është paguar 25 mijë dollarë në favor në ‘Stoning Strategy’ në zbatim të kontratës. Është bërë pagesë 100 mijë dollarë. Nuk ka pasur asnjë lidhje formale me subjektin ‘Binata Trade. Nuk ekziston asnjë burim në lidhje me paratë ruse.” – tha Mandija.

Ajo theksoi se ish-kreu i PD-së Basha është thirrur të japë shpjegime por ka kundërshtuar ta bëjë këtë.