Vendosni fjalën kyçe....

Bejko ironizon Këlliçin: Kush është në hall bën premtime që as vetë s’i beson


Kandidati i PD-së për Tiranën Roland Bejko ka ironizuar kandidatin e koalicionit opozitar Belind Këlliçi, teksa deklaroi se kush është në hall bën premtime që nuk i beson as vetë.

Ai tha se jo çdo premtim populist është i realizueshëm. Bejko tha për Abc se qytetarët kanë dëgjuar premtime të bujshme në Shqipëri.

“Ndonjëherë është mirë që krizës apo mungesës së besimit të qytetarëve, të mos i hidhet një lloj shurupi i tillë përsipër, për t’i ëmbëlsuar ata, dhe për t’u bërë i pëlqyeshëm. Jo çdo premtim populist është i realizueshëm sepse nesër do të ballafaqohet me qytetarët. Kemi dëgjuar premtime të tilla të bujshme në Shqipëri. Kush është në hall bën premtime që edhe vetë nuk i beson dot. Nëse i beson nuk është në këtë realitet, jeton në një botë tjetër.” – tha kandidati i PD-së.